Site icon Telegrafi

Mijëra vajza aplikojnë për të qenë “e dashura” e miliarderit japonez, gjatë një udhëtimi në Hënë

Aplikimet për tu bërë e dashura e miliarderit japonez Yusaku Maezawa kanë arritur në 20,000 – pasi ai kishte bërë një kërkesë për një “partner jete” për ta shoqëruar edhe në udhëtimin e tij në Hënë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Maezawa, i cili do të jetë pasagjeri i parë privat në SpaceX i Elon Musk.

Ai ishte bërë i famshëm pasi ndjekësve të tij ua kishte dhuruar 9 milionë dollarë, pasi e ndihmuan të bëhej personazhi më i famshëm i Twitter-it në Japoni.

Faqja e aplikimit të shfaqjes përfshin tani një “test diagnostik dashurie”, ku hyrësit e mundshëm mund të provojnë përputhshmërinë e tyre me sipërmarrësin.

Pasuria e tij besohet se kap shumën e dy miliardë dollarëve, kurse është themelues i zinxhirit të dyqaneve të rrobave Zozo.

Lexo po ashtu Miliarderi japonez publikon shpalljen, kërkon një femër më të cilën do të mund të udhëtonte në Hënë me Space X

Në tetor të vitit 2018 ishte bërë blerësi i parë i biletës për udhëtim në Hënë, dhe asokohe pati deklaruar se do të marrë me vete artistë me qëllim që të frymëzohen për veprat e tyre artistike gjatë këtij udhëtimi.

Siç ishte thënë më parë, të gjitha femrat që i kanë mbi 20 vjet mund të lajmërohen dhe të pranojnë udhëtimin në Hënë, fatlumja nuk duhet domosdoshmërisht të di gjuhën japoneze – por e gjitha çfarë kërkohet është të jetë pozitive, ta jetojë në maksimum jetën dhe që dëshiron “paqe në botë”.

Sipas tij, do t’i duhen tre vite gjatë udhëtimit në Hënë të njoftohet me partneren, dhe për këtë shpreson se do ta takojë të duhurën deri në mars të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version