Mbi 2 mijë qytetarë të Ukrainës morën sot pjesë në një protestë në qytetin Melitopol në jug të vendit, pasi mbrëmë është arrestuar kryetari i qytetit Ivan Fedorov nga ushtria ruse.
Autoritetet ukrainase kanë akuzuar Rusinë se po shkel ligjet ndërkombëtare, duke rrëmbyer kryetarin e Melitopolit, qytet ky që është nën kontrollin e ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.
Ai ishte akuzuar nga Kremlini për gjoja “terrorizëm”, derisa ushtria e Vladimir Putinit po vazhdon edhe sot bombardimet mbi një shtet sovran të Evropës.
Rrëmbimin e të parit të Melitopolit e ka dënuar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se Fedorov po mbron vendin e tij me dinjitet. /Telegrafi/
Locals in Melitopol, a southern Ukrainian town captured by Russia, protest against the reported kidnapping of their mayor. Video via Zelensky’s office pic.twitter.com/139ld4KKly
— max seddon (@maxseddon) March 12, 2022