“Hatixhe” quhet kënga më e fundit e Capital T, e cila tashmë është shndërruar në hit dhe numëron afro 3.5 milionë shikime në YouTube, derisa fansat e reperit ia dinë tekstin.
Në një koncert të mbajtur së fundmi në Cyrih të Zvicrës, fansat e Trim Ademit kanë kënduar bashkë me të këngën e re.
“Qëllimi është të kënaqemi, të ndihemi mirë dhe të shpërndajmë dashuri ndaj njëri-tjetrit”, ka shkruar reperi duke bërë të ditur se në koncertin e tij në Cyrih ishin mbi 2.500 fansa.
Ndërkaq, në një tjetër video të publikuar nga ‘Kapo’, fansat e tij këndojnë bashkë me të hitin tjetër, “100 shishe”.
Dhe kjo e ka gëzuar Capital T, i cili thotë se fansat i dinë të gjitha këngët e tij. /Telegrafi/