Këngëtarja e njohur Mihrije Braha është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.
Javë më parë, u bë e ditur se përveç muzikës, këngëtarja po zgjeron aktivitetin e saj edhe në biznes.
Braha së fundmi ka hapur një butik të ri në Prishtinë, duke promovuar linjën e saj të re të veshjeve “Mihrije Braha”.
E pikërisht disa prej fustaneve të kësaj linje, ajo ka vendosur që t’i ekspozojë për fansat në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe duvak në kokë.
Këtë gjë ajo e ka bërë vetëm për të reklamuar nga veshjet, teksa me buzëqeshjen në fotografi ka treguar se e ka shijuar edhe njëherë pamje ne të qenurit “nuse”.
Kujtojmë që Mihrije kishte veshur fustanin e bardhë edhe para pak viteve, në kremtimin e 20 vjetorit të martesës me Naim Abazin.
Edhe pse vitet ikin dhe i ka kaluar të 50-tat, Braha po vazhdon të mbetet në top formë, dhe këtë e tregon vazhdimisht në fotografitë e saj. /Telegrafi/