Muaji nëntor ka sjell ditët e ftohta të vjeshtës në trevat shqiptare.
Por, për t’iu larguar këtij të ftohti, disa nga personazhet e famshëm kanë vendosur të largohen drejt viseve më të ngrohta.
Një gjë të tillë e ka bërë këngëtarja Mirhije Braha, e cila përmes disa imazheve të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ka treguar se ndodhet në Florida.
Ajo ka publikuar disa imazhe në të cilat shfaqet mjaft atraktive në bikini.
Përkundër moshës, këngëtarja nga Mitrovica sfidon vitet teksa shfaqet mjaft në formë në pozat e saj.
Braha është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale nga fansat e saj. /Telegrafi/