Telegrafi

Mihrije Braha në rolin e modeles për dyqanin e saj

Këngëtarja shqiptare, Mihrije Braha, duket se nuk mjaftohet me suksesin muzikor.

Një nga yjet e muzikës në dy dekadat e fundit ka vendosur të zgjerojë veprimtarinë e saj biznesore.

Ajo ka vendosur të hapë dyqanin e ri të veshjeve për femra.

Me fustane të ndryshme, të karakterizuara me ngjyra të ndryshme, Mihrija tenton të sjellë shumëllojshmëri për femrat.

Është vet ajo që ka reklamuar disa prej kreacioneve në rrjetin social Instagram.

Ky biznes për Mihrijën do të fillojë së funksionuari në rrugën B dhe do të ketë kryesisht fustane nusërie.

Biznese të tilla tashmë janë të njohura për këngëtaret shqiptare, shumë prej të cilave kanë hapur brende të tilla në Kosovë e Shqipëri krahas disenjatorëve. /Telegrafi/