Site icon Telegrafi

Mihrije Braha në 25 vjetorin e martesës, shfaqet në fotografi me vello (Foto)

Çifti i njohur i skenës Mihrije Braha dhe Naim Abazi festojnë sot (e enjte) 25 vjetorin e martesës së tyre.

Me këtë rast, këngëtarja Braha ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi shumë të veçanta, të cilat çifti i realizuan pesë vite më parë (kur po festonin 20 vjetorin).

Fotografitë shfaqin Mihrijen të veshur me vello të bardhë, ndërsa Naimin si dhëndër me kostum të zi, sikur të ishin duke pozuar në ditën e dasmës.

Ata janë një prej çifteve më të dashur të skenës, që me vite i kanë rezistuar kohës, duke qenë përherë të freskët dhe plot energji në daljet e tyre në televizion.

Nga kjo martesë e tyre e shkëlqyer, çifti gëzojnë një djalë 22 vjeçar, Platorin. /Telegrafi/

Exit mobile version