Telegrafi

Mihrije Braha mahnit me vallëzimin e saj në dasmë (Video)

Këngëtarja e njohur e skenës Mihrije Braha ka qenë shumë aktive këtë verë.

Muajin e kaluar ajo solli projektin e saj më të ri, këngën dhe klipin “Jam nxon”, e cila u prit mirë nga publiku.

Lexo po ashtu Motrat Braha shkëlqejnë së bashku në fotosesionin e fundit (Foto)

Ndërkohë, sezona e verës për këngëtaren është e ngjeshur edhe me mbrëmje muzikore, dasma e ahengje të ndryshme, në të cilat është e ftuar për të kënduar.

Megjithatë, në një nga dasmat e fundit, Mihrija ka qenë e ftuar speciale, teksa duket të ketë ndezur vërtet atmosferën për të pranishmit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një video të publikuar në Instagram, ajo shfaqet teksa vallëzon bukur dhe pa pushim qyqekun, teksa më pas fton edhe motrën e saj Lorën për të vallëzuar me të.

Të veshura bukur dhe me elegancë, motrat Braha duket të kenë mahnitur me vallëzimin e tyre. /Telegrafi/