Telegrafi

Mihrije Braha kujton vjedhjen që i bëri këngëtarja serbe (Foto/Video)

Këngëtarja Mihrije Braha është padyshim një ndër këngëtaret më joshëse të skenës.

Me vite, ajo ka ditur të sjell plot këngë të bukura në treg, të cilat janë pëlqyer nga publiku shqiptar, dhe jo vetëm!

Disa nga këngët e saj më të bukura, ranë edhe në syrin e producentëve dhe këngëtarëve serbë.

Lexo po ashtu "Toponishte" ra edhe në veshin e serbëve, këngëtari Aca Lukas e vodhi në vitin 2001 (Video)

Përmes një fotografie të publikuar së fundmi në Instagram, Mihrija ka kujtuar një nga artikujt e shkruar për vjedhjen që i ishte bërë këngës “Turbulenca” nga serbët në vitin 2008.

Kjo këngë e cila ishte punuar nga Armend Regjepagiqi dhe Aida Baraku enkas për Mihrijen, u ‘vodh’ nga këngëtarja serbe Sladja Delibasic, e cila këndoi po të njëjtën këngë me titull “Neka gore dlanovi”.

Mësohet se kundrejt kësaj plagjiature, nuk është marrë asnjë masë ligjore nga pala shqiptare. /Telegrafi/