Telegrafi

Mihrije Braha: Edhe unë jam njeri i rëndomtë, nuk e kaloj verën pa pushuar dy-tri ditë në bregdetin shqiptar

(Foto: Instagram/mihrijebraha)

Të mërkurën në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pjesë e diskutimit mbi turizmin gjatë sezonit veror këngëtarja Mihrije Braha.

Ajo tregoi se ka pasur mundësi të udhëtojë në vende të ndryshme të botës, por s’e kalon asnjëherë verën pa pushuar dy-tri ditë në jug të Shqipërisë.

E pas një ndërhyrje të Fisnikut lidhur me deklaratën e saj, Mihrija nuk ngurroi të ndërhynte, duke theksuar se edhe ajo e konsideron veten një njeri të rëndomtë.

(Foto: Instagram/mihrijebraha)

“Edhe unë jam njeri i rëndomtë Fisnik, ti e di që unë jam me këmbë në tokë”, citon TCH fjalët e këngëtares.

“Nuk jam nga ata njerëz që s’ kanë ku të lenë paratë, por theksova që kudo shkoj, pa kaluar dy-tri ditë në bregdetin shqiptar nuk hyj dot në sezonin e dimrit”, sqaroi ajo.