Këngëtarja Mihrije Braha është pëlqyer gjithnjë nga publiku për këngët e saj.
Vitet kalojnë, por për këngëtaren nga Mitrovica duket se ka gjithmonë një “Stop”.
Shfaqet gjithnjë e freskët dhe atraktive në paraqitjet e saj, dhe njëlloj Braha vjen edhe në fotografinë e fundit që ka publikuar në rrjetet sociale.
Ajo së fundmi ndau me fansat në Instagram një fotografi, në të cilën është shfaqur në parkun e Gërmisë, veshur sportive, teksa merr një pozë mjaft joshëse.
Modeli i flokëve të drejta dhe të prera, i rrinin më së bukuri këngëtares Braha, e cila në këtë imazh u bë njësh me natyrën.
Peisazhi i vjeshtës që ofronte parku ishte gjithashtu një komponent që perfeksiononte fotografinë e saj. /Telegrafi/