Çifti i njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë të njohur për energjinë pozitive që transmetojnë gjithnjë te publiku.
Ata gjenden çdo javë pranë fansave përmes emisionit të tyre “Odeon Show”, në të cilin sjellin plot skena humori për publikun.
Mihrija është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Braha ka publikuar një fotografi, ku shfaqet së bashku me Naimin gjatë xhirimeve të emisionit të ri.
Dyshja dukeshin shumë bukur në ngjyrat kuq e zi, me ç’rast kanë treguar se emisioni i tyre i ri do të përkojë me festën e flamurit, e cila kremtohet javës tjetër më 28 nëntor.
Sofra tradicionale dhe këngët me çifteli nuk do të mungojnë në shfaqjen e radhës të çiftit. /Telegrafi/