Çifti i famshëm, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, ishin opinionistët e spektaklit të sotëm (e shtunë) në ‘Big Brother Albania’.
Edicioni i sivjetmë në shtëpinë më të vëzhguar karakterizohet me çifte, fituesi i çmimit do të jetë një çift, madje çdo javë edhe opinionistët e programit janë çift.
Ashtu siç kemi njoftuar, produksioni për natën e sotme ka menduar të ftojë si opinionistë çiftin e pëlqyer nga Kosova.
Dy këngëtarët i kanë dhënë mendimet e tyre për atë që ndodh gjatë spektaklit, por kanë folur edhe për situatat e ndryshme në shtëpi.
Mihrija ka treguar se e ka ndjekur shoun televiziv, Big Brother, më shumë se Naimi, ndërsa nuk ka preferuar të shprehej se kush do të dëshironte që të largohej. /Telegrafi/