Miroslav Lajçak ka deklaruar që Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të shuma në Kosovë.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se më këtë deklaratë Lajçaku lë të kuptojë se presioni duhet të orientohet nga Kosova e jo nga Serbia për çështjen e dialogut.
“Lajçaku dëshiron të bëjë një kompromis në dëm të Kosovës që të kemi dy kushtetuta që amandamentohen. Kushtetuta serbe ku hiqet Kosova si pjesë e Serbisë dhe Kushtetuta e Kosovës ku kalon në një Ahtisari plus, pra një asociacion me kompetenca ekzekutive i cili padyshim do të çrregullonte sistemin unitar të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.
“Nuk është e pamundur, kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë natyrisht që ajo duhet të pasqyrohet në Kushtetutë”, ka thënë sot Miroslav Lajçak. /Telegrafi/