Site icon Telegrafi

Microsofti njofton: 37 sulme kibernetike ruse janë kryera brenda Ukrainës

Hakerët e qeverisë ruse kryen gjithsej 37 sulme kibernetike destruktive brenda Ukrainës midis 23 shkurtit dhe 8 prillit, njoftoi kompania Microsoft.

Ndërhyrjet e raportuara – disa prej të cilave nuk janë zbuluar më parë – sugjerojnë se hakerimi ka luajtur një rol më të madh në konflikt sesa ajo që është njohur publikisht.

Microsoft tha se sulmi dixhital mund të ketë hedhur gjithashtu bazat për misione të ndryshme ushtarake në territorin e shkatërruar nga lufta.

Gjetjet nënvizojnë se si lufta moderne mund të kombinojë goditjet dixhitale dhe kinetike, sipas ekspertëve, raporton skynews.

“Gjeneralët dhe spiunët rusë janë përpjekur t’i bëjnë sulmet kibernetike pjesë të përpjekjeve të tyre të luftës, ndërkohë që ata kanë luftuar në fushën e betejës”, tha Thomas Rid, profesor i Studimeve Strategjike në Universitetin Johns Hopkins. /Telegrafi/

Exit mobile version