Site icon Telegrafi

Mickovski pas takimit me Zaev, refuzoi marrëveshjen e kapitullimit

Kryeministri Zoran Zaev ia ka dorëzuar marrëveshjen për emrin, liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe e cili pritet të kaloj në seancën qeveritare dhe klasifikohet. Këtë e vërtetoi Mockoski pas takimit te shkurtër me Zaev në Qeveri. Ai tha se takimi ka qenë i shkurtër, sepse tema ka qenë e stër-ngarkuar këto ditë dhe se nuk ka pasur se çfarë të shtoj nga ajo se çka ka thënë nga pres konferenca këto ditë, përcjell Telegrafi.

“Kjo marrëveshje e kapitullimit, i është dorëzuar OBRM-PDUKM-së, nesër do të kaloj në seancën qeveritare dhe do të de klasifikohet. Ne do ta analizojmë kurse dhe opinioni do të jetë i njoftuar. Marrëveshjen do ta shqyrtojmë si parti, do ta analizojmë si trup politik. Do të konsultohemi me komunitetet fetare, KOM, BFI, ASHAM dhe do kërkojmë konsultime me komunitetet tjera të shoqërisë, që të marrin sa më shumë mendime në periudhën që vjen”, deklaroi Mickoski pas takimit.

Ai shtoi se Zaev i ka vendosur para aktit të kryer që të pranojnë kapitullimin, por se do të shfrytëzojnë të gjitha mjetet që i kanë në dispozicion që të ndalojnë kapitullimin.

Mickoski tha se para takimit me Zaev, më herët ishte takuar edhe me kryetarin e shtetit Ivanov./Telegrafi/

Exit mobile version