Site icon Telegrafi

Mickoski: Skandali i Zaevit është primitiv, është koha për qeveri teknike

“Falja e vetme që duhej Zaev ta thonte në lidhje me bisedat telefonike të publikuara me bashkëbisedues të rrejshëm, duhej të përmbanin vetëm dy fjali ‘turpërohem nga ajo që kam bërë dhe menjëherë e lëshoj funksionin e kryeministrit'”.

Këtë e theksoi sot kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në lidhje me bisedat telefonike të cilat u publikuan sot, në të cilat dëgjohej biseda e kryeministrit Zoran Zaev me dy bashkëbisedues, të cilët në mënyrë të rrejshme i ishin prezantuar si Petro Poroshenko dhe Jens Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se “pas këtij skandali duhet të formohet qeveri teknike dhe në afat prej 100 ditëve të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

Sipas Mickoskit, Zaev ka konfirmuar disa punë që siç tha, qytetarët në Maqedoni por edhe në Evropë kanë mundur t’i dëgjojnë, mes të cilave edhe për ryshfet për liderët fetar gjegjësisht për Patriarkun Bartomeu.

Kryetari i opozitës tha se Maqedonisë i duhet qeveri që do ta vendosë shtetin në binarë dhe do ta përfundojë maratonën e anëtarësimit në BE./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zaev për bisedat telefonike: Jam viktimë e sinqeritetit tim, kjo strukturë ka synim vendet me aspirata euroatlantike
Exit mobile version