Site icon Telegrafi

Mickoski nuk pret që edhe deputetë tjerë të votojnë për ndryshimet kushtetuese

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se nuk ka të bëjë fare me ikjen e Nikolla Gruevskit, deklarata e kryeministrit Zoran Zaev në të cilën tha se ishte i përfshirë në arratisjen e ish-kryeministrit e vlerësoj si joserioze. Ai beson se Zaev dhe Ministri i Brendshëm janë të njoftuar për të gjithë çështjen dhe për këtë kërkon përgjegjësi nga Oliver Spasovski.

Duke pasur parasysh se ai ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme përgjatë të gjithë vitit 2018, tani unë mund të kuptoj strategët e tij të PR, përse ai sugjeron që Gruevski të lidhet me Mickovskin. Nikolla Gruevski është e kaluara për OBRM-PDUKM, e ardhmja e partisë jam unë dhe gjithçka që bëj së bashku me strukturat e partisë në këtë moment dhe kjo është një rast autentik, e cila ka karakterin e vet autentik. Ajo që Zaev tha është pak a shumë e pavlerë. Ai ka të gjithë informacionet, më vjen keq që ai nuk i ka ndarë me opinionin e Maqedonisë disa javë pasi që ndodhi kjo ngjarje”, tha ai.

I pyetur nëse vizitat e tij në Hungari dhe Serbi ishin të lidhura me rastin e Gruevskit, Mickovski tha se në Serbi kishte shkuar në mënyrë private dhe se nuk është takuar me Aleksandar Vuçiqin dhe përsëriti edhe një herë se këto pohime nuk janë serioze.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, kryetari i OBRM-PDUKM-së theksoi se partia qëndron në pozicionin e saj në përputhje me rezolutën e kongresit dhe nuk pret që deputetët e opozitës, përveç tetë të grupit të pavarur të OBRM-PDUKM, të mbështesin ndryshimet kushtetuese në votimin përfundimtar.

Mickoski gjithashtu njoftoi se ai nuk do të kandidon për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa shtoi se ai ka përgjegjësi para partisë dhe anëtarëve të saj që të fitoj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version