Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se në Hungari nuk është takuar me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe se së shpejti do të publikojë emrat e atyre që janë takuar me atë nga qeveria e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni
“Nuk jam takuar, por nëse takohem, do të informoheni sepse unë ndjek një politikë të bazuar në parimin e vërteta është më e sakta. Sa herë që ndodh diçka, e them dhe nuk e fsheh. Nuk kam asgjë për të fshehur, ndërgjegjja ime është e pastër”, tha kryeministri.
Mickoski informoi se së shpejti do të dalë me dëshmi se anëtarët e qeverisë së kaluar janë takuar me Gruevskin në rezidencën e tij aktuale në kryeqytetin hungarez.
“Në emër të së vërtetës, së fundi dhe me dëshmi mund të konfirmoj se një numër i madh i zyrtarëve të ish-koalicionit qeveritar LSDM-BDI janë takuar në Budapest me zotin Gruevski, për të cilin nuk kanë dhënë një përgjigje të sinqertë. Nëse do të takohesha do të jepja një marrëveshje të sinqertë”, tha kryeministri në nisjen e realizimit të projekteve në Komunën e Ilindenit.
Mickoski sot akuzoi BDI-në se ka shitur identitetin maqedonas gjatë bisedimeve me Bullgarinë.
“Diçka konkrete për BDI-në. Njeri i tyre i cili ka negociuar identitetin tim dhe gjuhën time dhe i shiti ato, e ka kredibilitetin më të vogël që të flas, sepse ai i cili nuk respekton gjuhën time, nuk respekton as gjuhën e vetë amtare gjuhën shqipe”, tha Mickoski.
Lidhur me deklaratën e Bujar Osmanit për bojkotimin e zgjedhjeve nëse Gjykata Kushtetuese e prek gjuhën shqipe, Mickoski këtë e cilësoi si ndërhyrje në sistemin gjyqësorë./Telegrafi/