Site icon Telegrafi

Mickoski: Komunat e Tearcës, Sarajit, Strumicës dhe Shkupit nuk u janë ndarë mjete sepse kanë pasur mangësi gjatë aplikimit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot gjatë vizitës në Komunën e Bërvencës, tha se qeveria dje ka miratuara disa projekte për komunat të cilat kanë plotësuar kushtet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se mjetet janë ndarë për të gjithë komunat dhe se nuk janë ndarë mjete vetëm për komunat e udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe partnerët e koalicionit.

I pyetur se cilat komunat nuk kanë përfituar mjete, Mickoski potencoi se komuna e Strumicës nuk ka marrë mjete sepse ka aplikuar me një projekt i cili ka filluar i cili është duke u zhvilluar.

“Komuna e Tearcës nuk ka fituar projekt, për shkak se ka dorëzuar projekt nëpërmjet e-mail adresës private dhe i bëjë thirrje kryetarit të komunës që të veprojë si të gjithë të tjerët.

Kemi një dokumentacion të dorëzuar jo të plotë nga komuna e Sarajit, mendoj se deri më 10-15 nëntorë do të rregullohet, bëhet fjalë për një projekt infrastrukturor dhe një projekt për ujësjellës.

Mjete nuk janë ndarë edhe për Qytetin e Shkupit, për shkak se nuk kanë plotësuar dokumentacionin”, tha Mickoski./Telegrafi/

 

Exit mobile version