Michy Batshuayi pritet që përfundimisht në këtë verë të largohet nga Chelsea.
Sulmuesi belg nuk ka arritur të gjejë vetën as nën urdhrat e Frank Lampadit, andaj ky duket se do të jetë sezoni i fundit për të te The Blues.
Trajneri anglez ka shënjestruar disa sulmues për të zëvendësuar Michyn, e që shitja e tij në afatin kalimtar vero është e paevitueshme.
Daily Express raporton se West Ham United është skuadra e fundit që po tenton të transferojë belgun.
Chelsea do të pranojë shitjen e tij, por vetëm nëse pranojnë një shumë rreth 30 milionë euro.
Blutë kishin paguar për transferimin e tij 45 milionë euro, për të marrë atë nga Marseille, por tani duan ta largojnë
Belgu ishte në huazim edhe te Valencia, mirëpo edhe aty kishte dështuar të tregonte vetën, derisa formë më të mirë kishte te Borussia Dortmundi. /Telegrafi/