Telegrafi

Michelle Yeoh bëhet e para aziatike që fiton “Oscar” për ‘aktoren më të mirë’

Michelle Yeoh (Foto: Getty Images)

Michelle Yeoh fitoi çmimin “Oscar” për ‘aktoren më të mirë’ në ceremoninë e së dielës mbrëma për rolin e saj si një grua, nënë dhe pronare lavanderie, jeta e së cilës kthehet përmbys kur hidhet në universe të shumta paralele në “Everything, Everywhere All at Once”.

Kjo fitore e bën atë yllin e parë aziatik që fiton ‘aktoren më të mirë’ në historinë 95 vjeçare të Academy Awards.

“Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që duken si unë sonte, ky është një fener shprese dhe mundësish”, tha ajo në pranimin e çmimit të saj.

Michelle Yeoh (Foto: Todd Heisler/The New York Times)

“Kjo është dëshmi se ëndrrat bëhen realitet. Dhe zonja, mos lejoni askënd t’ju thotë se ju ka kaluar koha. Mos u dorëzoni kurrë”.

Lexo po ashtu "Oscars 2023": Lista e plotë e fituesve

Ky ishte nominimi i saj i parë për “Oscar” dhe fitorja pas një karriere të bujshme që kalonte midis roleve të mëdha si: “Crouching Tiger, Hidden Dragon” e “Crazy Rich Asians”.

Michelle Yeoh (Foto: Getty Images)

Ajo ishte në nominim me: Andrea Riseborough (“To Leslie”), Cate Blanchett (“Tar”), Michelle Williams (“The Fabelmans”) dhe Ana de Armas (“Blonde”).

Konkurrenca më e madhe e Yeoh ishte me Blanchett, pasi kishte fituar trofeun e ‘aktores më të mirë’ në BAFTA.

Michelle Yeoh (Foto: ABC)

Gjatë gjithë kohës, Yeoh ka folur për pengesat me të cilat ajo dhe aktorët e tjerë aziatikë janë përballur në Hollywood.

Sa i përket ‘aktorit më të mirë’, Brendan Fraser ishte fituesi për “The Whale”. /Telegrafi/