Gruaja e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Michelle, ka zbuluar veprimin e saj në natën e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së.
Zonja e parë në një intervistë për revistën People zbuloi se ajo nuk qëndroi gjatë për të dëgjuar rezultatin e zgjedhjeve, të cilat nxorrën fitues Donald Trumpin.
“Shkova në gjumë. Nuk më pëlqen të shikoj diskurs politik, kurrë nuk e kam bërë këtë. Unë mezi ia dola me Barackun”, u shpreh ish-Zonja e Parë.
Michelle shtoi se ajo do të vazhdojë miqësonë e madhe me gruan e ish zëvëndës presidentit, Joe Biden.
Ajo dhe zonja Biden kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë dhe tash më lirshëm do të mund të dalin për të pirë një gotë verë. /Telegrafi/