Ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama si dhe Zonja e Parë aktuale e SHBA-së, Melania Trump kanë folur për mediat e huaja rreth suksesit të një martese.
Te dy zonjat kanë ndarë të njëjtin mendim kur kanë folur për një martesë të qëndrueshme duke thënë se mes çifteve duhet të ketë banjë të ndarë.
Michelle që po promovonte iniciativën e saj në shfaqjen “Today” foli për martesën me Barackun.
“Një prej çelësave të një martese të lumtur është të keni banjo të ndara. Kur ai hynte në banjën time, unë i thosha, ‘Përse je këtu?’ Dhe ai më thoshte, ‘Unë jetoj këtu, mund të hy në çdo banjë'”, tregoi Michellle.
Ndërsa Melania Trump tha në 2015 të njëjtën gjë për revistën e mirënjohur amerikane, “People”.
Ajo nuk e konsideronte këtë si distancë me partnerin, ndonëse në 2017 tha se flenë në dhoma të ndara. /Telegrafi/