Telegrafi

Michelle dhe Barack Obama ndajnë fotografi të rralla të njëri-tjetrit, teksa shënojnë përvjetorin e 31-të të martesës

Foto: Getty Images

Michelle Obama dhe bashkëshorti i saj, Barack Obama, kanë arsye për të festuar sot (e martë), pasi shënojnë 31 vjetorin e martesës.

Ish-presidenti dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara u takuan në vitin 1989, kur autorja e “Becoming”, atëherë 25 vjeçare, u caktua të drejtonte bashkëshortin e saj të ardhshëm, atëherë 28 vjeç, në firmën ligjore në Chicago ku ata punonin, Sidley Austin LLP.

Ata ndërkohë u martuan më 3 tetor të vitit 1992, në vendlindjen e Michelle në Chicago, Illnois.

Për të përkujtuar 31 vjetorin e tyre, ish-avokatja bëri një dedikim për partnerin në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Michelle Obama

Ajo ka postuar një foto të sinqertë të të dyve, ku shfaqet me flokët me gërsheta me një fustan të thurur me printe, gjersa nga ana tjetër Obama u pa me një këmishë gri dhe pantallona të bardha.

“31 vjet dhe një jetë tjetër”, shkroi ajo duke theksuar: “Më pëlqen të kaloj jetën pranë teje. Gëzuar përvjetorin, zemër”.

Obama gjithashtu bëri një dedikim duke postuar një fotografi të tyre gjatë një shëtitjeje.

“Urime përvjetorin e dashur. “Je e mrekullueshme, e sjellshme, argëtuese dhe e bukur – dhe unë jam me fat të të quaj timen”, ka shkruar ai.

Pas martesës, dyshja mirëpritën vajzat: Malia, 25 vjeçare dhe Sasha, 22 vjeçare. /Telegrafi/