Site icon Telegrafi

Michel: Maqedonia tregon orientim të vërtetë reformist

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev realizoi takim me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Charles Michel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim, kryeministri belgjian, Michel përshëndeti rolin e liderit që tregon Zaev në udhëheqjen e Qeverisë së re reformiste të Maqedonsisë, duke thënë “Qeveria e orientuar kah reformat kontribuon në rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike”.

“Qeveria e Maqedonisë premtoi jetë cilësore për qytetarët dhe ndërmarrjen e hapave që do të realizojnë këtë premtim. Nëpërmjet të procesit të reformave, të bashkuar në Planin 3-6-9 dhe nismat për bashkëpunim aktiv rajonal dhe ndërkombëtar me miqtë e Maqedonisë, hapim mundësi dhe i inkurajojmë investitorët vendas dhe të huaj që të investojnë në Maqedoni. Besojmë se kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe në realizimin e synimeve për anëtarësim në NATO dhe BE”, u shpreh kryeministri Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version