Ish-lojtari i njohur anglez, Michael Owen ka zbuluar se në vitin 1998 kishte filluar të mësonte anglisht dhe ishte i gatshëm të bashkohej me Interin.
Ish-sulmuesi i Liverpooli, Real Madrid, Newcastle dhe Manchester United, kujton interesimin nga Interi i Massimo Moratti në fund të viteve 90-të.
“Pas Kupës së Botës në vitin 1998, kur isha në Liverpool, kishte interes nga klubet italiane”.
“Menaxheri im në atë kohë ishte i njëjtë me atë të David Platt dhe ai kishte një marrëdhënie të mirë me shumë presidentë”.
“Sigurisht që kishte kontakte me Interin e [Massimo] Moratti, dhe sigurisht me disa klube italiane”.
“Më kujtohet që merrja mësime italisht në rast se do të duhej të shkoja jashtë vendit. Nuk ka ndodhur kurrë, por kur isha i ri, futbolli italian ishte më i miri në botë”, ka treguar Owen për Sky Sport Italia. /Telegrafi/