Telegrafi

Micah Richards bën parashikimin për titullin e Ligës Premier

Ish-kapiteni i Manchester Cityt, Micah Richards mendon se Liverpooli është në garë për titull të Ligës Premier më shumë sesa Arsenali.

Manchester City shihet favorit nga të gjithë për të fituar titullin e Ligës Premier edhe këtë sezon, por cila skuadër mund ta rivalizojë është pyetja.

Sipas ish-mbrojtësit anglez, Richards, Liverpooli ka gjasa më të mëdha ta rivalizojë Cityn për titull kampion.

“Liverpool apo Arsenal për titullin e Ligës Premier? Unë do të thosha Liverpool”, ka thënë fillimisht Richard për podcastin Rest Is Football.

Lexo po ashtu “Kam pirë dhjetë gota dhe më pas i kam kërkuar Pellegrinit të mos luajë”, legjenda me Man Cityn zbulon historinë interesante

“Vetëm sepse ata kanë Mohamed Salah. Dhe me të gjitha llogaritë Virgil van Dijk pati një lojë vërtet të mirë kundër Brentford”.

“Liverpool gjithmonë do të shënojë gola këtë sezon, me gjithë talentin që ka në krye në skuadër”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez.

Arsenali aktualisht është i barabartë në pikë me Liverpoolin në tabelën e Ligës Premier pas 12 ndeshjeve, me Reds që kanë një diferencë pak më të mirë të golave.

Djemtë e Jurgen Klopp udhëtojnë në Manchester City këtë të shtunë, duke u dhënë Topçinjve një shans për të shkuar në krye nëse mposhtin Brentford në të njëjtën ditë. /Telegrafi/