Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, po vazhdon të jetë e pëlqyer nga publiku në masë të madhe.
Ajo tashmë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes, ndërkohë që secila këngë që sjell grumbullon miliona klikime.
Pas hitit të padiskutueshëm “Zemër”, 29-vjeçarja ka shënuar sukses me një tjetër projekt muzikor.
Bëhet fjalë për “Mi Amor”, të cilën e solli në korrik të vitit të kaluar në bashkëpunim me reperin Noizy.
Përmes rrjeteve sociale, artistja ka njoftuar se ky duet i tyre për një vit ka mbledhur 100 milionë klikime.
“100 milionë në një vit”, shtoi Dora.
Në një postim tjetër, ajo zbulon se edhe “Only You” me Gims numëron mbi 100 milionë klikime, “Harrom” mbi 50 milionë dhe “Zemër” me Soolking mbi 700 milionë klikime. /Telegrafi/