Site icon Telegrafi

Mezani i gëzuar me triumfin e Gjilanit ndaj Drenicës

(Foto: SC Gjilani/Facebook)

Me dy gola të realizuar, Gjilani arkëtoi tri pikë të rëndësishme përballë Drenicës, në garën për titullin e Kosovës në futboll.

Duke e komentuar ndeshjen për SuperSport, trajneri Gentjan Mezani është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe me triumfin e regjistruar.

Ai ka thënë se futbollistët e Gjilanit i humbën shumë raste, mirëpo e rëndësishme ishte fitorja e arritur në këtë periudhë të sezonit.

Lexo po ashtu Gjilani fiton me lehtësi në shtëpi ndaj Drenicës

Për më shumë, kjo fitore është akoma më e merituar kur kihet parasysh se Drenica kishte nevojë për pikë për t’iu shmangur më shumë zonës së rrezikut.

Para derbit të madh lokal ndaj Dritës, Gjilani qëndron më pozitën e dytë në tabelë me katër pikë prapa liderit. /Telegrafi/

Exit mobile version