Site icon Telegrafi

Mezani: Çdo ndeshje më shumë se finale, ndaj Prishtinës nuk është aspak e lehtë

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka mbetur i kënaqur me fitoren të cilën futbollistët e tij e realizuan në udhëtim te Feronikeli me rezultat 2-0.

Siç duket Mezanit ende nuk i ka kaluar inati me pikët e humbura ndaj Trepçës ’89 dhe Llapit në shtëpi, mirëpo thotë se ende janë në lojë për titull kampioni.

“Më vjen keq për pikët e lëna ndaj Llapit, kurse sot na është dashur mobilizim për fitore. Unë dua të përgëzojë lojtarët për angazhimin dhe përformancen e sotme”.

“Mendoj dhe shpresojë që çdo ndeshje tashmë do të jetë jo si finale por më shumë se finale”, ka thënë fillimisht Mezani për “Super Sport Kosova”.

Ai u ndal të flas edhe për ndeshjen e radhës me Prishtinës duket e quajtur ndeshje të vështirë.

“Lojë e vështirë sepse nuk ka të lehta, por mendoj që duhet të angazhohemi si sot dhe do t’i bëjmë hyzmetin edhe atij takimi për të marr maksimumin në fund”, përfundoi Mezani.

Pas 28 javësh, Gjilani mbetet në vendin e katërt në tabelë me 55 pikë të tubuara, tri më pak se Drita që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version