Thomas Meunier është njëri nga lojtarët më të kërkuar në botë, ku tre gjigantë evropianë janë vënë pas shërbimeve të tij.
Mbrojtësi belg bind me paraqitjet e tij sa hërë që i jepet mundësia te Paris Saint-Germain.
Por, me ardhjen e Dani Alvesit, mundësitë e tij janë limituar dhe për këtë shumë skuadra janë vënë pas tij.
Manchester Unitedi është lidhur me belgut, por Juventusi dhe Real Madridi janë gjithashtu të interesuar për Meunier.
Edhe Meunier pranon se është i irrituar duke luajtur vetëm si zgjedhje e dytë e Dani Alvesit këtë sezon.
“Meqë Alvesi mbërriti në skuadër, unë pyeta veten, a është kjo e sigurt?”, ka thënë fillimisht Meunier.
“Pas sezonit të mirë që kisha vitin e kaluar, i thashë vetes që do të më duhej, të isha pak më shumë mirënjohës dhe se statusi im brenda skuadrës kishte ndryshuar”.
“Trajneri Unai Emery më thotë se ai nuk e harron punën e bërë nga unë dhe se ai më konsideron mua. Problemi është se ndjehem si një opsion i dytë”, përfundoi belgu. /Telegrafi/