Telegrafi

Metoda e veçantë e pastrimit të fushave të minuara nga rusët, ukrainasit me mjete të blinduara i shpërthejnë ato

Njësitë e deminimit që operojnë nën ombrellën e ushtrisë ukrainase, konsiderohen si njësitë më të rëndësishme, e në veçanti që kur ky vend është në luftë me Rusinë.

Derisa pastronin fushat e minuara në rajonin e Khersonit, ata përdorën mjete të rënda të blinduara dhe një metodë unike, për t’i hedhur në erë mjetet e pashpërthyera që janë vendosur nga rusët, transmeton Telegrafi.

Këto mjete shiheshin duke lëvizur në fushë dhe hidhnin një lloj “grepi” që kishte një kabllo të çeliktë, të cilën pasi e tërheqin zvarrë, aktivizonin mjetet e pashpërthyera.

Kujtojmë që rajoni i Khersonit, ka qenë pikë e nxehtë javëve të fundit, pasi ukrainasit i kanë detyruar rusët të tërhiqen nga shumë pozicione dhe të çlirojnë qindra vendbanime.

Madje në këtë rajon zyrtarët prorusë kanë urdhëruar evakuimin e mbi 70 mijë njerëzve, nga frika se kundërofensivës ukrainase mund të zgjerohet në këtë rajon. /Telegrafi/