Ushtarët ukrainas po bëjnë të pamundurën që të shkatërrojnë dronët vëzhgues të rusëve.
Ata madje po përdorin taktika ushtarake nga Lufta e Parë Botërore – duke qëndruar mbi aeroplan e vjetër me helika nga të cilët shtien më pushkë automatike mbi dronët rusë, transmeton Telegrafi.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq anëtarët e inteligjencës ukrainase në aeroplanin Aeropakt A-22, nga i cili qëllojnë me armë dronët rusë që fluturonin mbi pozicionet e këmbësorisë ukrainase
Pamjet janë filmuar në jug të Ukrainës kah mesi i prillit, ku ukrainasit shtien nga Yak-52 mbi dronët vëzhgues rusë që fluturonin ulët.
Metoda e ekuipazhit të Yak-52 janë efektive dhe çfarë është më e rëndësishme – shumë e lirë.
Duke marrë parasysh se ukrainasit nuk mund të përballojnë raketat e sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore – që kushtojnë shtrenjtë për rrëzimin e dronëve si Orlan-10.
Në anën tjetër një aeroplan me helikë Yak-52 apo A-22 kushton disa mijëra dollarë, kurse rrëzimi i dronëve nga kjo fluturake nuk kushton pothuajse asgjë – disa plumba. /Telegrafi/
⚡️Fighters of the Main Directorate of Intelligence of the Ministry of Defense of 🇺🇦Ukraine conduct training on the destruction of reconnaissance UAVs with the involvement of the A-22 “Foxbat” light-engine aircraft pic.twitter.com/Lmufs03Jl0
— 🪖Military news (@front_ukrainian) July 7, 2024