Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas vrasjes së Oliver Ivanoviç në Veri të Mitrovicës. Kreu i shtetit thotë se kjo ngjarje e rëndë nuk duhet të ndikojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Meta shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb dhe gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin ngjarjen dhe se autorët do të dalin para drejtësisë.
“Ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë”, ka thënë presidenti Ilir Meta. /Telegrafi/