Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit.
Ai ka thënë se një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.
Në shkrimin e bërë në Facebook, Meta Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti i ka uruar suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin.
“Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë.
Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.
Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin”, ka shkruar Meta./Telegrafi/