Site icon Telegrafi

Meta: Emocione të jashtëzakonshme në “Fadil Vokrri” – Dardanët treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për fitore

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka shikuar për së afërmi ndeshjen Kosovë – Çeki.

Meta, i cili kishte ardhur në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ta mbështetur përfaqësuesen e Kosovës, ka thënë se ka përjetuar emocione të jashtëzakonshme.

Ai ka uruar dhe tifozët dhe ekipin e Kosovës, duke thënë se këta të fundit dhanë gjithçka për fitore.

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë! Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore! Urime edhe tifozëve të pamposhtur”, ka shkruar Meta në Facebook.

Ndërkaq, Kosova mposhti Republikën e Çekisë 2-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Me këtë fitore Kosova është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy. /Telegrafi/

Exit mobile version