Site icon Telegrafi

Meta del pas tre orësh në SPAK: Dumani po mbron Ramën duke shkatërruar opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga Prokuroria e Posaçme SPAK pas tre orësh.

Meta nuk dha detaje se për çfarë dosje është thirrur për të dëshmuar, por sërish foli me tone të ashpra kundër kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin vijon ta quaj “Dum Dumani”.

Sipas Metës, ai ishte thirrur në SPAK si “kundërshtar i narko regjimit”, që për ish-kreun e shtetit, Dumani po tenton të shpëtojë kryeministrin Edi Rama duke shkatërruar opozitën.

Lexo po ashtu Ndërhyrjet estetike dhe lobimi në SHBA, zbulohen arsyet pse Meta u thirr në SPAK

“Si kundërshtar i narko regjimit që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj, që bën këtë akt kriminal kundër opozitës për të shpëtuar Edi Rama”, tha Meta.

Meta vjen në SPAK, një ditë pas bashkëshortes së tij, deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi.

Kjo është hera e tretë e Metës në SPAK, 2 të tjerat kanë qenë për hetimet lidhur me dosjen CEZ-DIA, hetime këto që po kryen nga vetë kreu i SPAK, prokurori Altin Dumani. /Telegrafi/

Exit mobile version