Telegrafi

Messi i zhgënjyer një ditë pas humbjes, shanë në Instagram, por vazhdon stërvitjet (Foto)

Lionel Messi nuk e ka përjetuar lehtë humbjen nga Real Madridi.

Mbretërit kanë zhvilluar një takim spektakolar në Camp Nou, ku kanë shënuar tri gola në një fitore prej 3-1 në Camp Nou.

Messi një ditë pas ndeshjes ka postuar në rrjetin social Facebook, ku me një fyerje ka bërë të ditur se ai do të vazhdojë të punojë tutje.

“F*cked up day (vaftë në dreq kjo ditë), por ne duhet të shkojmë tutje dhe të ngritemi”, ka shkruar 30 vjeçari në Instagram.

Ndoshta argjentinasi është gëzuar me transferimin e menjëhershëm pas humbjes, atë të Paulinhos.

Braziliani u transferua për 40 milionë euro te Barcelona. /Telegrafi/