Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është zgjedhur si më i miri i javës në Ligën e Kampionëve.
Barcelona ka shënuar fitore të thellë 3-0 në Camp Nou ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Më meritori për këtë triumf të katalunasve ishte ylli argjentinas, Messi, i cili shënoi dy gola, ku i dyti erdhi nga goditja e dënimit.
Kjo paraqitje e pesë herë fituesit të Topit të Artë nuk ka mbetur pa u vlerësuar nga qarqet e futbollit.
Është faqja e Ligës së Kampionëve që me anë të votave të lexuesve të saj e ka zgjedhur Messin si më të mirin e javës.
Messi në këtë garë mposhti bashkëlojtarin e tij Luis Suarez dhe dy talentet e Ajaxit, Frenkie de Jong dhe Donny van de Beek. /Telegrafi/
🥇 Bravo, Leo Messi 👏👏👏#UCL #POTW @FTBSantander pic.twitter.com/2j82ZeePpm
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 3, 2019