Ylli i Barcelonës, Lionel Messi e ka cilësuar legjendën braziliane, Luis Nazario da Lima Ronaldon, si sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave.
Debatit për sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave i është shtuar edhe argjentinasi i Barcelonës, Messi.
Në një intervistë të fundit, Messi e cilësoi ish-sulmuesin e Barcelonës, Real Madridit dhe Interit, Ronaldon si sulmuesin më të mirë që ka parë ndonjëherë në jetën e tij.
Reprezentuesi brazilian, tani në pension, luajti mbi pesëqind ndeshje në niveli klubi, duke shënuar mbi treqind e pesëdhjetë e dy gola.
Ai gjithashtu fitoi dy Topa të Artë, u zgjodh tre herë lojtari i vitit nga FIFA dhe shënoi dy herë në finalen e Kupës së Botës 2002 për të fituar turneun me Brazilin.
“Ronaldo [Nazario] ishte një fenomen. Nga të gjithë sulmuesit që kam parë ndonjëherë, ai ishte më i miri”.
“Ai ishte jashtëzakonisht mbresëlënës”, ka thënë Messi në një intervistë për gazetën AS.
Messi nuk është i vetmi që foli lavdërime për legjendën braziliane, pasi edhe Jose Mourinho pohoi se ‘Fenomeni’ ishte lojtari më i madh që kishte parë ndonjëherë. /Telegrafi/