Telegrafi

Messi i vetëm sa gjithë Reali këtë sezon

Barcelona vazhdon me fitore në La Liga, këtë herë fitoi ndaj Las Palmas me rezultat 3-0.

Edhe pse takimi u luajt prapa dyerve të mbyllura dhe pa tifozë për shkaqe sigurie, kjo nuk i ndali vendasit të dhurojnë spektakël.

Lionel Messi shënoi dy gola dhe asistoi te ai i Sergio Busquetsit.

Me këtë rast argjentinasi u bë lojtari i parë që shënon 10 gola në La Liga në sezonin 2017/18.

Por, ylli i Barcelonës ka shënuar 11 gola në sezon, duke barazuar kështu numrin e golave të të gjithë lojtarëve të Real Madridit.

Lojtarët e Realit të cilët kanë shënuar gola në La Liga këtë sezon: Dani Ceballos (2), Gareth Bale (2), Marco Asensio (2),  Borja Mayoal, Casemiro, Lukas Vasquez dhe Toni Kross kanë shënuar nga një gol.

Në këtë sezon nga shtatë ndeshje Barcelona ka shtatë fitore dhe me 21 pikë vazhdon në vendin e parë. Ndeshja e ardhme është ndaj Atletico Madridit.

Messi tani ka shënuar 45 gola në të gjitha garat në vitin 2017, më shumë se çdo lojtarë në pesë ligat e mëdha evropiane. /Telegrafi/

Paraqitja e Messit ndaj Las Palmas:

https://www.youtube.com/watch?v=356Ntndv6uI