Lionel Messi ka zbuluar se ai i ka kërkuar vetëm një lojtari në karrierën e tij për të shkëmbyer fanellën në fund të një ndeshje.
Shumë lojtarë akoma i afrohen Messit në fund të ndeshjeve, duke u ndeshur mes vete për të marrë në fund fanellën e tij.
Megjithatë, Messi ka bërë të njëjtën gjë vetëm tek një lojtar i vetëm dhe kjo ka ndodhur në fillim të karrierës së tij.
Tifozëve të Barçës mund të mos iu pëlqej, por Messi i ka kërkuar fanellën vetëm legjendaës së Real Madridit, Zinedine Zidane, transmeton Telegrafi.
Rrugët e tyre kaloi në fushë në fillim të karrierës së Messit dhe argjentinasi nuk është i zënë ngushtë të pranojë se ai i kërkoi të merrte duart mbi rivalin e tij.
“Unë nuk jam një njeri që kërkojë të shkëmbej fanella. E pyeta, një herë… e pyeta Zidanen”, ka thënë fillimisht Messi.
“Guti erdhi dhe më pyeti. Ai më pyeti kur luajtëm këtu në (Camp Nou) dhe kur kemi luajtur atje (Santiago Bernabeu). Në të dy ndeshjet”, përcjell Telegrafi.
“Nuk kam kërkuar fanella. Nëse ka një argjentinas, unë do të shkëmbej me një argjentinas. Nëse jo dhe ka dikush tjetër që më pyet, unë do ta zëvendësoj me ta. Nëse jo, nuk shikoj dhe nuk pyes”, përfundoi ylli i Barcelonës. /Telegrafi/