Lionel Messi është përfshirë në një incident të turpshëm me tifozët e Barcelonës në aeroportin e Liverpoolit.
E përditshmja sportive spanjolle, “Mundo Deportivo” raporton se ylli argjentinas është përballur me tifozë të nervozuar të skuadrës blaugrana, pas eliminimit në Liga e Kampionëve.
Incidenti thuhet të ketë ndodhur në mes të natës në aeroportin anglez të John Lennon Airport në Liverpool.
Kujtojmë se argjentinasi e humbi autobusin e Barcelonës për në aeroport, pasi ishte ndalur pas lojës për testet anti-doping.
Sulmuesi arriti ndaras nga pjesa e tjetër e skuadrës, gjersa në aeroport ishte përballur me vërshëllima nga tifozët e skuadrës katalunase.
Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, gjersa Messi nuk kishte në momentin e tij, duke lënë një shije të hidhur te tifozët blaugranas. /Telegrafi/