Site icon Telegrafi

Messi u përlesh në tunel me Artatan? Guardiola sqaron gjithçka

Pep Guardiola ka kritikuar gazetarët në konferencën para ndeshjes me Middlesbrough, pasi ndihet i irrituar me shkrimet se Mikel Arteta ishte pjesë e përleshjes me Lionel Messin.

Trajneri spanjoll ka thënë se është e pamundur që ndihmësi i tij, Arteta, të jetë i përfshirë në ndonjë zënkë në tunelin e stadiumit me Lionel Messin pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, pasi ai ka respekt për argjentinasin dhe klubin e Barcelonës, teksa nuk e lejon as personaliteti i tij.

“Kam folur me Artetan. Është e pamundur që ai të jetë përleshur me Messin, pasi ai admiron klubin e Barcelonës dhe futbollistin”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat angleze, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Incidenti në tunelin e stadiumit, UEFA tregon se a do të dënohet Messi

“Arteta është një ndër njerëzit më të mirë që kam njohur në jetën time. Është e pamundshme që ai të ketë pasur ndonjë argument me një tjetër person të mrekullueshëm siç është Messi”.

“Në fillim thuhej se ishte Fernandinho, tani është Arteta, do të shohim kush do të jetë nesër. Të shohim nëse më në fund do ta gjeni”, ka përfunduar trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version