Telegrafi

Messi u përkujdes që Neymar të jetë pjesë e fotografisë ekipore pas fitores ndaj Realit (Foto)

Barcelona fitoi ndaj Real Madridit me rezultat 2-3 në Bernabeu.

Lionel Messi shënoi dy gola në këtë takim dhe kështu i dha fitoren klubit katalnuas në El Clasicon e La Ligas.

Neymar nuk ishte pjesë e skuadrës së Barçës pasi ishte suspenduar, por që braziliani të jetë pjesë e festës së ekipit, së paku në mënyrë virtuale u përkujdes Messi.

Argjentinasi dhe braziliani kanë biseduar me video kamerë në dhomat e zhveshjes dhe në fotografinë e fitores së skuadrës Messi u tregua i madh, duke kthyer telefonin nga kamera në shenjë përkrahje për Neymarin.

Pas kësaj fitore Real Madridi dhe Barcelona kanë pikë të barabarta, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë. /Telegrafi/