Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi duket se nuk do të qëndrojë përgjithmonë te Barcelona.
Sulmuesi argjentinas është pranë vazhdimit të kontratës me klubin katalunas deri në vitin 2022.
Pikërisht viti 2022 pritet të jetë viti i tij i fundit në La Liga dhe Kataluni.
Ylli argjentinas shpreson që një ditë ta bëjë ëndrrën realitet për të luajtur në vendlindje.
Ai ka deklaruar se ëndrra e tij e madhe është ta vesh fanellën e Newell’s Old Boys.
“Nuk e di se ku do të jem në të ardhmen time pasi është herët për ta ditur atë”, ka deklaruar Messi.
“Dëshira ime e madhe është që një dit ta vesh fanellën e Newell’s Old Boys pasi këtë e kam ëndërruar si fëmijë”, ka thënë Messi për televizionin argjentinas TyC Sports.
Kujtojmë që Messi iu bashkua Barcelonës në vitin 2000 nga të rinjtë e Newell’s Old Boys për të shkruar historinë me klubin katalunas.
30-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer ku ka shënuar 16 gola në të gjitha garat këtë edicion dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/