Telegrafi

Messi tregoi se është lojtari më jo vetjak në botë me asistimin te Suarezi ndaj Eibarit

Lionel Messi ka treguar formë të lartë në fitoren 0-3 të Barcelonës ndaj Eibarit në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Ylli argjentinas shënoi një gol dhe bëri një asistim për Luis Suarezin në minutën e 66-të.

Kur jemi te asistimi i 32-vjeçarit, në atë rast e gjithë stadiumi ka duartrokitur vendimin e tij për të asistuar për uruguaianin.

Lexo po ashtu Gafa e Messit përballë portierit, argjentinasi e teproi në ndeshjen ndaj Eibarit

Messi kishte shansin që ta shënonte edhe golin e tij të dytë në ndeshje, mirëpo vendosi të asistonte për Suarezin që shënoi lehtësisht në portën e Eibarit.

Argjentinasi golin e tij në ndeshje e realizoi në minutën e 58-të derisa tregoi se po rikthehet në formë nga lëndimi që e pësoi në filli të këtij sezoni. /Telegrafi/