Site icon Telegrafi

Messi tregoi madhështinë e tij ndaj Getafes, refuzoi ta kompletojë het-trikun duke ia lënë penalltinë Griezmannit

Lionel Messi refuzoi mundësinë për të shënuar het-trikun e tij të parë në më shumë se një vit për Barcelonën – duke e lënë Antoine Griezmann të ekzekutonte penalltinë dhe të shënonte në minutën e 90-të ndaj Getafes.

Superylli argjentinas shënoi dy herë në fitoren 5-2 të Barcelonës ndaj Getafes të enjten mbrëma dhe ai ishte dominues gjatë gjithë kohës.

Ishte një performancë e denjë e tij për një het-trik dhe shumë menduan se ai do të kompletonte pas akordimit të një penalltie të vonshme.

Sidoqoftë, Messi tregoi klasin dhe madhështinë e tij duke vendosur t’ia linte Griezmann ekzekutimin e penalltisë, me francezin që ishte i saktë duke vulosur fitoren.

Griezmann kishte humbur disa raste dhe dukej i entuziazmuar për të shënuar një gol të tijin dhe atë ia mundësoi kapiteni i Barcelonës.

Kamerat kapën sulmuesin francezin që po i afrohej Messit dhe duke e përqafuar atë në skena tërheqëse si shenj falënderimi për gjestin e bërë.

https://twitter.com/Fcb_century/status/1385351187466227717

https://twitter.com/TotalLeoMessi/status/1385351121510834179

Edhe tifozët kanë reaguar ndaj veprimit të Messit dhe ata besojnë se ai ka treguar lidership të vërtetë për të ndihmuar një shok skuadre që lufton me formën.

Ndryshe. Messi me dy golat ndaj Getafes ka shkuar në kuotën e 25 golave  /Telegrafi/

https://twitter.com/CulersF/status/1385354830043041799

 

 

 

 

Exit mobile version