Site icon Telegrafi

Messi thyen heshtjen pas ceremonisë së Topit të Artë – ka një mesazh për tre lojtarë

Legjenda argjentinase Lionel Messi ka reaguar pas ceremonisë së Topit të Artë 2024 që u mbajt mbrëmjen e së hënës në Paris.

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, u shpall fitues i Topit të Artë duke mposhtur konkurrencën e Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.

Në ndërkohë, Emiliano Martinez fitoi trofeun ‘Yashin’ ndërsa Lamine Yamal e fitoi trofeun ‘Kopa’ si lojtari i ri më i mirë.

Pas kësaj mbrëmje nuk kishte si të mos mungonte edhe reagimi i tetë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi.

“Urime për të gjithë fituesit dhe ata që ishin të nominuar për Topin e Artë 2024, veçanërisht për Dibu (Emiliano Martinez), sa i madh, një tjetër çmim për portierin më të mirë në botë dhe për Lautaron, Scalonin dhe Garnachon”, ka shkruar Messi.

Topin e Artë në kategorinë e femrave e fitoi Aitana Bonmati e Barcelonës, teksa Carlo Ancelotti dhe Emma Hayes u shpallën trajneri dhe trajnerja më e mirë.

Me të pranuar çmimin si lojtari më i mirë në botë, Rodri shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar të gjithë bashkëlojtarët e tij tek City dhe Spanja si dhe familjen e tij që i kanë qëndruar afër.

Exit mobile version